Skocia paralizohet pas erërave me shpejtësi 180 km/orë

Skocia është përfshirë nga një stuhi e fuqishme, ku shpejtësia e erës arrin 180 kilometra në orë, ndërsa qarkullimi hekurudhor është tërësisht i paralizuar.

”Rreth 70 000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa shumë rrugë janë izoluar. Të gjitha shkollat në pjesën perëndimore të ishullit janë mbyllur”, thanë përfaqësues të pushtetit lokal.

Meteorologët parashikojnë që erërat e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm në Skoci të zgjasin edhe disa ditë dhe për këtë shkak ata paralajmërojnë për rrezik nga përmbytjet.

Ndërkohë, në Angli dhe Uells priten erëra me shpejtësi 120 kilometra në orë./BalkanWeb

Lajme të ngjashme

Back to top button