Hollande: Nuk do të gjunjëzohemi

Presidenti i Francës doli në deklaratën e parë pas sulmeve terroriste. François Hollande tha se Franca nuk do të gjunjëzohet nga sulmet, por do të mbrojë vlerat e saj për liri.

“Nuk do të frikësohemi nga fanatikët e armatosur që nuk përfaqësojnë fenë myslimane”, tha presidenti, i cili i bëri thirrje francezëve të qëndrojnë të bashkuar.

Ndërsa sulmin në supermarketin hebre, Hollande e cilësoi si një “akt të tmerrshëm anti-semitik”.

Ai shtoi se alarmi nuk ka përfunduar ende, kështu që ata do të vazhdojnë të jenë vigjilentë.

Hollande e mbylli duke falenderuar trupat që morën pjesë në operacionin kundër terrorizmit./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button