Rrëfimi tronditës i bashkëshortes së karikaturistit të vrarë

Bashkëshortja e Stephane Charbonier kryeredaktorit të ‘Charlie Hebdo’ është shprehur se bashkëshorti i saj gjithnjë e ka ditur se mund të vritej.

“Gjithnjë e kam ditur se bashkëshorti im do të vdiste njëlloj si Thep Van Gogh. (danezi i vrarë më 2004). I jam lutur që të largohej nga Franca por nuk e bëri këtë gjë”, tha ajo.

Ajo rrëfen edhe se si i ka përjetuar çastet e fundit të jetës së bashkëshortit të tij.

“Isha në mbledhje kur dëgjova se atje kishte të shtëna. Atëherë i shkrova një mesazh, edhe një të dytë, edhe një të tretë dhe pastaj i telefonova dhe ai nuk përgjigjej. Nuk e bëri kurrë këtë. Kur shkova, atje kishte kordone dhe nuk lejoheshim të afroheshim dhe pastaj mësova se ai ishte i vdekur”, rrëfeu ajo./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button