Shqiperi: Prostitucioni, shtohen rastet (Video)

Tutorët vijojnë të përdorin dy formula për t’i mashtruar femrat shqiptare, që më pas i shfrytëzojnë jashtë Shqipërisë për prostitucion.Shumicës prej tyre u premtojnë martese, disave punë e ndonjërës edhe shkollë jashtë vendit. Fare pak nga viktimat e prostitucionit kane dijeni dhe ikin me deshiren e tyre. 

Kryekomisare Anila Trimi, specialiste ne Zyren e Antitrafiqeve ne Policine e Shtetit, deklaron per Top Channel se shfrytezimi i prostitucionit ka shenuar rritje.

“Kryesisht janë vajza të reja 20 vjeçare, por edhe minorene. Këto vajza rekrutohen dhe transferohen për t’u shfrytëzuar më tej në vendet e Europës Perëndimore. Aktualisht mund të flasim si një fenomen në rritje dhe mjaft problematik dhe mjaft shqetësues si për ne, por edhe për strukturat sociale të këtij vendi, që ka të bëjë me shfrytëzimin e femrave jashtë vendit. Destinacione kryesore janë Gjermania, Britania e Madhe, më pak Italia dhe Greqia. Ajo që duket si fenomen në rritje është edhe Kosova, është një nga destinacionet i fundit nga femrat shqiptare dhe tutorët e tyre. Mënyra e rekrutimit të tyre është nëpërmjet mashtrimit për martesë, ose të mashtrimit për një punë. Këto janë forma më tipike të hasura deri tani. Fatkeqësisht ka edhe raste të tilla, kur femrat janë të ndërgjegjshme për punën që do të kryejnë atje”, thotë kryekomisarja.

Por shqetesues shihet nga policia edhe shfytezimi i femrave brenda vendit, ku per kete treg me te kerkuarat jane vajzat e reja 16 deri ne 20 vjeç.

“Eshtë një problem social shumë i madh. Policia bashkëpunon shumë me strukturat e Ministrisë së Punës, me Shërbimin Social Shtetëror për mënyrën se si të informojmë grupet vulnerabël për mashtrimet që bëhen nga tutorët. Në të 12 qarqet e vendit ka patur rast të shfrytëzimit të prostitucionit. Ka një trend në rritje të kësaj vepre, ka një punë më të madhe për ta identifikuar si vepër penale, ka një punë më të madhe për ta hetuar dhe për të vënë përpara drejtësisë autorët, por është shumë e nevojshme që ky fenomen të goditet nga ana sociale. Këta njerëz duhet të asistohen dhe të ndihmohen, në mënyrë që të mos përfundojnë në prostitucion”, sqaron Trimi.

Në vendimet e saj përgjatë vitit Gjykata e Tiranës ka dhënë mbi 10 verdikte për shfrytëzim prostutucion për tutorë që i dërgojnë vajzat tek klientët e tyre me një urdhër në telefon, apo me shërbimin taksi.

“Nga rastet që ne kemi patur, ka persona që ushtrojnë prostitucion, si ai i rrugës që e kemi me evident, por ka raste kur ka një grup të organizuar, që dikush merret me transportimin, me porosinë dhe dikush tjetër ka një detyrë të tjetër. Nuk është se ato kanë një informacion mbi pagesën që bëhet. Ka raste që e dinë se cila është pagesa dhe cilën pjesë të fitimit do të marrin ato dhe cilën tutori, por ka raste që personat nuk kanë dijeni se cila është pagesa, sa pjesë merr kush dhe si është ndarja e saj”, thotë Trimi. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button