Ban Ki-mun: Sulmi në Paris është kundër vlerave të përbashkëta njerëzore

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka deklaruar se përfshirja në urrejtje dhe diskriminim do të shkaktojë vetëm dhunës dhe sipas tij “nuk duhet të biem në këtë kurth”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në deklaratën e tij për mediat ka dhënë opinionin e tij në lidhje me sulmin në Francë. Ai ka tërhequr vëmendjen se në sulm ka humbur jetën edhe polici mysliman, ku ndër të tjera tha: “Ky sulm nuk duhet të shikohet si luftë mes feve apo si një luftë për fenë. Ky sulm është bërë kundër vlerave të përbashkëta njerëzore. Sulmi ka synimin për të nxitur dhe përhapur tmerr”.

Ban Ki-moon ka theksuar se cikli i përhapjes së dhunës mes komuniteteve do të çojë në shkaktimin e cikleve të reja të dhunës: “Nëse do ti dorëzohemi urrejtjes dhe diskriminimit atëherë do të përmbushim atë çka dëshirojnë edhe terroristët. Nuk duhet të biem në këtë kurth. Ne duhet të gjejmë mënyra për të jetuar së bashku në paqe dhe harmoni duke respektuar të drejtat dhe liritë universale të njeriut”.

Ai gjithashtu duke kritikuar edhe akuzat kundër muslimanëve për këtë sulm ka vlerësuar se nuk është e pranueshme asnjë shpifje ndaj fesë dhe besimit. Është e rëndësishme respektimi i besimeve fetare të të tjerëve, ku krahas kësaj është e rëndësishme ruajtja e lirisë së shprehjes, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

– E drejta e Palestinës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Ban Ki-mun, iu ka përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me pjesëmarrjen e Palestinës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ku ka thënë se këshilli i përgjithshëm i OKB-së e ka ngritur nivelin e statusit të Palestinës si “Shtet vëzhgues” dhe në këtë mënyrë ajo është palë në marrëveshjet ndërkombëtare.

Ban Ki-mun ka thënë se “Anëtarësimi në Gjykatën Penale Ndërkombëtare është e drejta e Palestinës” dhe ka shpjeguar se ai e pranon këtë kërkesë të saj tha se si depozitues i statutit të Romës e ka përmbushur si një procedurë administrative. Gjithashtu ka theksuar se në rast të mosmarrëveshjeje mes palëve siç ka dështuar edhe 3 herë në 6 vitet e fundit ka deklaruar se nuk ka garanci për të shmangur një konflikt të ri tragjik dhe i ka bërë thirrje palëve për dialog./AA/

Lajme të ngjashme

Back to top button