“Juventusi nuk ka para për Sneijder”

Drejtuesit e skuadrës nga Torino kanë marrë një tjetër ‘goditje’ në merkato, kësaj radhe nga agjenti i Wesley Sneijder.

Agjenti i mesfushorit holandez, Guido Alber ka deklaruar se skuadra e Juventusit nuk është gati të paguaj 20 milionë euro për klientin e tij.

”Drejtuesit kanë deklaruar se do pranoj ofertën vetëm prej 20 milionë eurove dhe Juventusi nuk është gati ta paguaj klauzolën”.

”Unë jam takuar me drejtuesit e skuadrës dhe biseduam për ofertën e Juventusit. Ata treguan se nuk e dëshirojnë largimin e lojtarit dhe Sneijder ka edhe 18 muaj në kontratë me Galatasrayn dhe ndjehet i lumtur në Stamboll”, tha Guido Alber për Bugun TV./ Zekirja Mexhiti/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button