Kamerat HTC Re do të transmetojnë video drejtpërdrejt në YouTube

Vitin e kaluar, HTC iu bashkua tregut të kamerave të lëvizshme, duke rivalizuar kompaninë GoPro. Gjenerata e parë e kamerave të lëvizshme, HTC RE, u pëlqye nga disa dhe u kritikua nga disa të tjerë. Kompania do të vazhdojë të përmirësojë këtë pajisje me veçori të reja, nëpërmjet përditësimit të softuerit. Një përditësim i ri i softuerit do të shtojë mundësinë për të shfaqur video drejtpërdrejt në YouTube.

Aplikacioni HTC RE për pajisjet Android do të marrë një përditësim të ri sot. Përditësimi do të mundësojë transmetimin e videove drejtpërdrejt në YouTube. Kjo veçori do të vijë më vonë edhe tek aplikacioni për pajisjet iOS.

Sapo të vijë përditësimi, përdoruesit do të mund të hyjnë në llogaritë e tyre në YouTube nëpërmjet aplikacionit dhe të shfaqin videot e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale, mesazheve elektronike etj.
Veçoria në vetvete nuk është e re, pasi kamerat GoPro kanë mundësi të bëjnë një gjë të tillë. Megjithatë, modelet e reja janë pak të shtrenjta, dhe shfaqin video drejtpërdrejt vetëm në Livestream.com. YouTube është një pikë plus për HTC-në, prandaj kjo veçori e re mund ta ndihmojë kompaninë që të shesë sa më shumë kamera HTC Re.

Lajme të ngjashme

Back to top button