Lëvizja “Besa” ishte në Dollnen

Në Cërnilishtë të Komunës së Dollnenit sot u mbajt një tubim i Lëvizjes BESA me banorët e kësaj komune dhe u zgjodh Këshilli Nismëtar Komunal i Dollnenit.

Nismëtar të Lëvizjes BESA, Esmir Selmani i cili fillimisht u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve të shumtë në këtë tubim. Në vazhdim Selmani theksoi: “Jam besatuar që me anëtarët ë Këshillit Nismëtarë të Lëvizjes Besa dhe bashkë me ju, ta shkruajmë një histori të re për Dollnenin, për qytetarët e këtij rajoni, duke mos anashkaluar edhe komunën e Krushevës ku shqiptarët janë pakicë.”.

“Po ngrihem në këmbë të ju shikoj në sy, sepse dua që edhe herëve tjera kur të vij këtu, mos turpërohem te ju shikoj në sy. Kemi ardhur dhe do vijmë gjithmonë të jemi pranë jush, ngaqë më së miri ju e dini që është shumë e lehtë të jesh shqiptarë në Tetove e Gostivar, por, është tejet e vështirë të jesh shqiptarë në Dollnen”, ka thënë Afrim Gashi nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Besa

Lajme të ngjashme

Back to top button