Vuçiq, Kroacisë: Mos bëni shaka me ne, dëshirojmë marrëdhënie të mira

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Kroacinë dhe stabilitet në rajon, por i ka porositur përfaqësuesit politik të Kroacisë që të tregojnë më shumë respekt ndaj Serbisë dhe të mos veprojnë nga pozita e fuqisë.

Vuçiqi, duke e komentuar deklaratën e kandidates për presidente të Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, se do ta kushtëzonte rrugën e Serbisë për në BE me kthimin e personave të zhdukur nga lufta, ka thënë që më shumë beson se ajo ka bërë shaka, si edhe që Serbia dëshiron marrëdhënie më të mira të mundshme me Kroacinë.

Ai ka theksuar se ai nuk po merret me Kroacinë, por me Serbinë dhe me problemet e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button