Basha: Do ta shpëtojmë vendin nga krimi

Kreu demokrat, Basha ka reaguar në “Facebook” lidhur me padinë e Kryeministrit Rama ndaj dy figurave të Partisë Demokratike, Arben Ristani dhe Edi Paloka, duke e quajtur atë një “strategji të mafias” dhe “akt të shëmtuar”.

“Presioni me padi penale ndaj opozitës është strategji e mafias, është presion për të heshtur”, shkruan Basha, ndërsa deklaratën e shefit të qeverisë se do të japë dorëheqjen nëse akuzat e opozitës faktohen, ai e quan “bllof”, transmeton Shekulli.

Në këtë linjë, ai ripërsërit akuzat ndaj Kryeministrit Rama për ato që i quan “lidhje me krimin”. Duke e quajtur Ramën “promovuesin më të madh të krimit”, Basha shprehet se 19 nga 83 deputetët e mazhorancës kanë “prejardhje kriminale”dhe i bën thirrje Kryeministrit për t’i larguar nga grupi.

I bindur në akuzat e tij, numri një i Partisë Demokratike shprehet i vendosur për “ta çliruar vendin nga krimi”. “Detyra jonë është ta çlirojmë qeverisjen, politikën dhe shërbime publike të shqiptarëve nga krimi. Asocimi me krimin është berë me vullnet të plotë nga i akuzuari dhe ka një kosot të lartë për moralin, trashëgiminë, vlerat, interesat dhe sigurinë kombëtare”, shkruan Basha.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Me pergjegjesi politike dhe morale para vendit, akuzoj sot kryeministrin e vendit si promovuesin me te madh te krimit ne institucionet publike, ne historine e shtetit shqiptar. Jam i vetedijshem per peshen e akuzes, por ne nuk mundet te fshehim te verteten, duam te jemi te ndershem me popullin tone. Shqiperia jone eshte e vleres, e te vertetes dhe e ndershmerise.

Opinioni publik i njeh fare mire provat qe kerkon i akuzuari. 19 nga 83 deputetet e mazhorances vijne nga nje background kriminal. Ne historine e parlamentarizmit boteror nuk mund te gjesh nje rast te vetem kur nje lider shumice a pakice, te kete futur afro 25% te listes se deputeteve me te dhena kriminale. Kjo mazhorance mbahet me votat e krimit. Kjo eshte vetem fasada e lidhjeve organike rilindje-krim. Detyra jone eshte ta clirojme qeverisjen, politiken dhe sherbimet publike te shqiptareve nga krimi. Asocimi me krimin eshte bere me vullnet te plote nga i akuzuari dhe ka nje kosto te larte per moralin, trashegimine, vlerat, interesat dhe sigurine kombetare.

Nuk i njihja per kriminele – thote Kryeministri – se me sollen deshmine e penalitetit. A mundet qe institucionet me te informuara te vendit sic jane partite politike dhe lideret e tyre, t’i perzgjedhin deputetet ne menyre kaq siperfaqesore? Keshtu e drejton ky njeri edhe qeverine, keshtu e drejton edhe sigurine e vendit? Si mund t’i genjesh shqiptaret ne kete menyre dhe mos te te zvarget boja?! Nese vertet ndjehet i penduar nga deputetet me rekorde kriminale, trafikantet e prostitucionit dhe droges, pse nuk i terheq mbeshtjetjen politike dhe nuk i perjashtom nga grupi i tij parlamentar?

Ky eshte nje krim kunder vendit. Nje politikan me integritet nuk ia ben kete padrejtesi qytetareve dhe vendit te tij. Ky rekord i te keqes na nxin faqen sot dhe neser. Per kete nje lider nuk do rrinte asnje ore me shume ne hapesiren publike. Bllofin me doreheqjen nuk ta pranon kush. Doreheqja eshte akt nderi dhe vlerash. Por ky nuk eshte rasti per pritshmeri te tilla. Nje politikan me vlera nuk do krijonte nje varesi te tille bashkepunimi me krimin.

Presioni me padi penale ndaj opozites eshte strategji e mafias, eshte presion per te heshtur. Krimi dhe miqte e tij ne politike nuk e frikesojne kete popull. Do na kene perballe deri sa te shpetojme vendin prej tij. Ne jemi te vendosur ne luften tone per te pastruar politiken dhe shtetin nga krimi, te vendosur te clirojme shtetin dhe shoqerine nga miqte e krimit ne politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button