Thaçi takoi Volersin

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka nisur takimet me komunitetin ndërkombëtar për këtë vit të ri me ç’rast sot në selinë e partisë priti në takim pune Ambasadorin amerikan në vend, Pol Volers, njoftojnë nga kabineti i Thaçit.

Në qendër të bisedës ishte situata aktuale politike, procesit integrues,  marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe tema të tjera me karakter politik.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për prioritetin kryesor që e kemi siç është integrimi në strukturat euro-atlantike, me çka do të sigurohet një perspektivë më e mirë për vendin dhe rajonin. Në këtë drejtim vlerësuan se rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik në mes të forcave kryesore është me rëndësi të veçantë, veçanërisht për vendet aspirantë në BE dhe NATO, që do të ndikonte në adresimin e drejtë të temave të hapura në vend.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button