Edhe një konkurs, tani për punë te kabineti i kryeministrit Gruevski

Qeveria ka hapur konkurs për angazhim të ndihmësve në kabinetin e kryeministrit, të cilët do ta ndiqnin dhe analizonin programin dhe mbështetjen e qeverisë në institucione për implementimin e projekteve.

“Në këtë mënyrë i jepet edhe një akcent rëndësisë për realizimin e projekteve në bazë të programit, veprim politik në bazë të projekteve konkrete, me afate konkrete, fonde dhe bartës të realizimit të të njëjtave”, deklaroi për MIA zëdhënësi qeveritar, Aleksandar Gjorgjiev.

Kandidatët potencial mund të konkurojnë për pozitat e përgjegjësve për përcjelljen dhe analizimin e projekteve ku do të jenë të angazhuar më shumë persona, numri i saktë i të cilëve do të caktohet në bazë të cilësisë dhe kompetencave të kandidatëve të paraqitur, si dhe për pozicionin asistent administrativ, ku do të angazhohet një person.

Një pjesë e detyrave të punës e personave përgjegjës për përcjelljen dhe analizimin e realizimit të projekteve do të jetë përcjellja e shkallës së realizimit të programit, analiza kuantitaive dhe kualitative e shkallës së realizimit, dhënia e propozimeve dhe rekomandimeve për dinamikën e realizimit, si dhe bashkëpunimi, mbështetje dhe rekomandime për institucinoet në tejkalimin e pengesave gjatë implementimit të projekteve.

Kandidatët e interesuar duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të kenë të mbaruar fakultetin ekonomik, të drejtësisë, atë teknik, të shkencave natyrore ose të kenë mbaruar studimet akademike me më pak 240 EKTS, gjegjësisht sëpaku nivelin VI B, të kenë aftësi të shkëlqyera për punë me kompjuter dhe njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, si dhe minimum 3 vjet përvoj pune nga sfera e menaxhimit të projekteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button