Forcat egjiptiane sulmojnë xhaminë ku mbahen viktimat e masakrës

Forcat egjiptiane të sigurisë sulmuan një xhami ku po mbaheshin dhjetëra trupa të vrarë nga masakra e para dy ditësh.

Policia ka gjuajtur bombola me gaz lotsjellës para se të hynte me dhunë në xhaminë Iman në Nasr City. Pas kësaj, ata i kanë detyruar njerëzit të dalin jashtë, tha një dëshmitarë për agjencinë Anadolu.

Të afërmit e të zhdukurve ishin dyndur në xhami, me shpresën e gjetjes së të dashurve të tyre, të cilët konsideroheshin të zhdukur si pasojë e shpërndarjes së dhunshme nga forcat e sigurisë.

 Një reporter i tha Anadolu Agency se 259 trupa ishin ende brenda në xhami në kohën e sulmit, duke përfshirë edhe 12 trupa të paidentifikuar.

 Ministria e Shëndetësisë tha të enjten se të paktën 578 persona janë vrarë gjatë dhunës, duke përfshirë 228 njerëz në sheshin Rabaa dhe 90 në Nahda.

 Por numri i viktimave i dhënë nga Ministria e Shëndetësisë mbetet shumë më poshtë shifrave të dhëna nga Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e legjitimitetit, e cila ka vënë numrin e viktimave në 2600.

Lajme të ngjashme

Back to top button