Teuta Arifi, realizoi takimin e lamtumirës me ambasadorin amerikan, Paul Wohlers

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sot realizoi takimin e lamtumirës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Paul Wohlers, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Republikën e Maqedonisë. Gjatë këtij takimi, kryetarja Arifi, shfrytëzoi rastin që në emrin e saj personal dhe në emër të të gjithë banorëve të komunës së Tetovës të falënderojë përzemërsisht ambasadorin Wohlers, “për punën dhe kontributin e tij të çmuar për forcimin e raporteve mes dy vendeve, angazhimin e tij në ndërtimin e një klime sa më të mirë bashkëpunimi, bashkëpunim i cili padyshim do të vazhdojë të kultivohet me intensitet të madh edhe në të ardhmen.” Ambasadori Wohlers, poashtu shprehi kënaqësinë e tij për kooperimin e shkëlqyeshëm të deritanishëm me komunën e Tetovës duke i uruar njëkohësisht kësaj të fundit shumë suksese në realizimin sa më të mirë të qëllimeve dhe aktiviteteve të saj në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button