Ligji për mjekësi alternative i pranueshëm për Komisionin e shëndetësisë

Komisioni kuvendor për shëndetësi sot konstatoi se Propozim­ligji për mjekësi alternative dhe komplementare është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Jovica Andovski në arsyetimin tha se bëhet fjalë për çështje të cilat deri tani nuk janë rregulluar me ndonjë zgjidhje ligjore, kohë më të gjatë e kanë bërë Propozim­ligji dhe se janë konsultuar dhe miratuar me të gjitha shoqatat reprezantuese nga kjo fushë. “Bëhet fjalë për Propozim­ligjin për mjekësi alternative dhe komplementare e cila përfshin më shumë procedura, metoda për diagnostifikim, shërim, rehabilitim, të cilat me dobi veprojnë në shëndetin e njeriut të cilat sipas doktrinës mjekësore nuk janë përfshirë në shërbimet shëndetësore të themeluara në dëshmi”, theksoi Andovski.

Tregoi se qëllimi është të identifikohen dhe definohen disciplinat e mjekësisë alternative dhe komplementare të cilat do të jenë pjesë e sistemit shëndetësor të Republikës së Maqedonisë, të vërtetohen kushtet nën të cilat ato do të munden të praktikohen, lloji dhe shkalla e përgatitjes profesionale përkatësisht të vërtetohen arsimi dhe kualifikimet të cilat personi i cili dëshiron të praktikojë ndonjë disciplinë të mjekësisë alternative ose plotësuese duhet t’i posedojë. Metodat dhe procedurat e diagnostifikimit dhe shërimit, veçanërisht janë: mjekësia kineze tradicionale, homeoterapia, mjekësia indiane­tradicionale­Ajurveda, fitoterapia, mjekësia kuante dhe teknikat e lidhura, kiropraktika dhe kineziologjia e zbatuar. Metodat dhe procedurat e rehabilitimit veçanërisht janë: antiterapia, aromaterapia, mjekësia energjetike shpirtërore, terapia energjetike Reiki, detektimi i rrezatimeve të dëmshme, joga ushtrimet, orari i familjes (Feng Shui), makrobiotika, mjekësia vendore tradicionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button