Mediat: Ka vdekur Fidel Kastro

Mediat amerikane raportojnë se lideri kubanez, Fidel Kastrio ka vdekur në ishullin Havana.

“Diario Las America” shkroi i pari duke hedhur hipotezën se Fidel Kastro ka vdekur. Lajmi mori spunto nga mungesa e gjatë në publik e ish-Presidentit të Kubës.

Për këtë ata kontaktuan dhe zyrën e qeverisë kubaneze, të cilët thanë se do të dalin në një konferencë për shtypin vendas dhe të huaj, por pa sqaruar temën se përse.

Një tjetër gazetë, “El Diario de Cuba’, ka publikuar fakte se është ndaluar qarkullimi në varrezat e Santa Ifigenia ku besohet se është ndërtuar varri i Fidel Kastros.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë kur mediat shkruajën mbi vdekjen e Fidel Kastros. Pas cdo shkrimi, mediat kubaneze shfaqin më pas pamje të Fidel Kastros që pohon se është gjallë./ Balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button