PO DIPLOMA Ç’MU DESH VALLË?!!

Kurrë nuk ma ka marrë mendja, ama asnjëherë se do t’ia bëja vetes këtë pyetje.Ta lëmë mënjanë modestillëkun, unë përherë e kam motivuar veten se duhej të kisha një shkollim sa më të mirë! Thjesht që të mirëformohesha si qenie njerëzore. Dhe për pasojë doja të kisha privilegjin e të pasurit një punë të mirëpaguar. Shumëkush prej lexuesve mund ta gjejë veten të përfshirë në këtë shkrim,fundja ,është më se i vërtetë,do të thoja unë.
Po ç’po ju duhet kjo miq/mikesha? Tani më lejoni që të rrëfehem, siç rrëfehet  besimtari tek prifti! E keni tani,apo e keni pasur statusin e t qenit student si dikur unë. Deri këtu jemi njësoj. Po çcafrë të pret pasi të mbarosh shkollën, pasi të jesh më i ditur, apo më i zoti, e pse jo edhe më i emancipuari? Ndoshta Ju nuk e dini, por unë e vesha këtë xhup,xhupin e të papunit për disa vjet rresht. Shumë vite shkollë, shumë vite mund e pinë, por…i papunë. Dhjefsh, ama krenar- do të thonin ca- e fundja kanë të drejtë. Në këtë periudhë u binda në sinoniminë që kanë fjalët “diplomë” dhe “papunësi”.
Më diplomë në dorë mu duk sikur i ofendova disa kur m’përplasën dern turrinjve(e thënë figurativisht miq). Të mjerët, valë a e kishin parë atë lloj letre artoni ndonjëherë?! Apo mos unë e pata fajin që ua drejtova atë dreq letër? E ku ta dija unë i shkreti që ata paskan alergji nga ato lloj letrash dreqi?! Mesa dëgjova më vonë arsyet e atij reagimi paskëshin qenë se ajo fabrika që riciklon letrën e kartonit të diplomës nuk përmbushka stamdartet e Evropës ku duam të futemi të gjithë. Duhej të kisha karton nga ajo, fabrika, që riciklon letrat me të cilat bëhen librezat e partisë- mundësisht të jenë edhe me ngjyra si p.sh. të kaltërt apo të kuqe, ku ta di unë.
E lash tani këtë muhabet dhe fillova të bëhem ë i zhdërvjelltë.I trokita kokës sie, tri herë, dhe thashë që të përdor dhe unë kartën e mikut. Eureka!!! Ja hodha pastër- mendova, duke ditur se kjo “kartë” është më e vlefshme se ajo ku shkruan “diplomë”! Oo, nuk lash njeri pa i thënë që po kërkoja punë:”Më gjej se ndokën duhet ta njohësh ti”,”dikush duhet të të ketë ndonjë nder apo borxh se ti je gjithë (ky alamet njeriu)!” Ee ç’lajka nuk bën njeriu i ngratë nga halli! Kështu me premtimin që do të angazhohen të gjithë, prita e prita që të punësohesha.Po ç’të bënin të varfërit miq kur unë nuk jam anëtar i njdonjë nëndege apo këshilli vendor, apo nuk e kisha babib prej “të fortëve”. Edhe miqtë që futa “rixhaxhi” unë – fundja miq të mitë janë – nuk janë aq të fortë. Ende prisja. Oh, më beso o mik apo mike që po më fal vëmendjen në këto çaste: të presësh është një tmerr i vërtetë. Ku ma gjen ti atë farë Purgatorin e Dantes?! Për vite e vite me rradhë prisja, por ishte ngulfatëse të kishe statusin e të papunit e të rrije në shtëpi. Dikush mund të më thotë:po pse nuk shkove zotrote të punoje se punë ka sa të duash, punë këtej e punë andej?! Punë,punë.punë! Anketimi i njerëzve është, pr shembull,punë mor bilbil?! Ma bëj kabull lum miku, por skllavërinë moderne apo varfërinë e stolisur unë nuk e konsideroj punë. Mbase po lazdrohem pak,sidomos kur mendoj mizerinë e fakirëve ë nëntokës e ngat-tokës, por ma ka prishur mendjen ai qerrata  karton që mbaj në xep të xhupit e që lexon “papunësi”?! Of, më falni, se u nxitova, lexon “diplomë”.
Oh, në fund vendosa që e vetmja mënyrë për të liruar veten përkohësisht nga ky xhup i të papunit ishte t’i rikthehesha përsëri jetës së studentit.E mori e mira, më mirë student se i papunë, hë si thoni Ju! Të paktën s’do të kem damkë. Do bëj edhe disa vite të tjera shkollë. Të punoj s’më lënë se duhet eksperiencë pune për të filluar punë. Paradoks, ëëë si thoni Ju? Apo ta thërasim atë farë Zenoni  që t’i japë përgjigje pyetjes se si mund të fillosh diçka  (ex nihilo)duke e pasur njëkohësisht atë në të shkuarën? Si mund të jesh rishtar dhe me përvojë njëkohësisht? Po historia s’pyet për logjikë, or mik!. Kështu që për t’u punësuar dikun duhet të kësh mik të fortë, jo si këta të mitë që janë edhe më keq nga unë. Mik serioz, mik partie, mik bisnesi, “par(ti)(bi)snesi”,”parsnesi” do të thoja unë (për Ju nuk e di) – se ku ka parti sot që s’është bisnes, e bisnes që s’është nga pak parti.
E tani më thuaj ç’më duhet shkolla dhe diploma ?! Që të jem i papunë?! Po ja, po e lasë do të jem i papunë;Po a ka ndonjë shkollë që prodhon libreza partish? Që është njëfarë shkolle e jetës – më thuaj?!
Ose ky është sistemi, pranoje ose luftoje; zgjidh miku im, zgjidh mikja ime!! Ju pres këndej në të majtë!! Se na hëngrën ymrin, këta, na hëngrën!!!

Lajme të ngjashme

Back to top button