Zbulohen mijëra përgjime

Agjencia Kombëtare e Sigurisë ne SHBA ka kryer mijëra përgjime te paautorizuar ne dy vitet e shkuara. “Washington Post” ka publikuar disa prej dokumenteve qe ish-punonjësi i NSA-se, Eduard Snouden i ka vene ne dispozicion ne te cilin thuhet se për keto përgjime nuk eshte marre leje.

Gazeta e njohur Amerike thekson se përgjimet kane te jene me mijëra telefonata te regjistruara te dhëna personale te emaileve te qytetareve amerikan por dhe atyre te huaj. Vihet re se fluksi i përgjimeve ka qene me i madh ne gjysmën e dyte te te 2011 dhe ne fillim te 2012.

Ne total gjate kësaj periudhe janë zbuluar 2776 te dhëna private te grumbulluara te cilat ishin kryer pa autorizimin e qeverise. Sipas “Washington Post” rezultatet e përgjimeve nuk dërgoheshin gjate raportimit para kongresit ose ne departamentit e drejtësisë ne SHBA.

Materialet e publikuara nga “Washington Post”, pasojnë dokumentet e nxjerra nga “The Guardian” për shtrirjen botërore te këtyre përgjimeve. Keto dy gazeta disponojnë dhe dosje te tjera qe u ka dhëne vete Snouden. Ky i fundit aktualisht ndodhet ne rusi pasi ka përfituar azilin. Skandali i përgjimeve u kthye ne nje nga çështjet me te debatuara ne SHBA. Presidenti Barak Obama ka deklaruar se do te angazhohet personalisht për te rritur transparencën e këtij institucioni ne vendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button