Teoritë e konspiracionit rreth masakrës në Paris (VIDEO)

Përderisa çdo ndodhi me përmasa të mëdha botërore ka prodhuar edhe teoritë e konspiracionit rreth asaj se çfarë në të vërtetë ndodh, edhe kjo e fundit në Paris nuk është imune ndaj kontestimeve rreth vërtetshmërisë së fakteve.

Një video e cila është publikuar nga disa media dhe po shpërndahet me të madhe nëpër rrjetet sociale flet për një montazhë të mundshme të ngjarjeve në Paris, ku një person analizon videon amatore të xhiruara nga njerëz dëshmitarë të rastit makabër ku shihet se si ndodhin vrasjet e policëve pranë selisë së revistës Charlie Hebdo. Ai thotë se disa detaje kanë mbetur mjaft të paqarta.

“Në njërën nga videot shihet se si një vrasës gjuan mbi policin e shtrirë në tokë. Përderisa kalojnë disa sekonda në atë xhirim, gjaku nuk shfaqet fare. Ky detaj njeriun të bën të dyshosh dhe të analizosh videot me gjakftohtësi,” komenton krijuesi i kësaj video.

“Në një video të xhiruar nga një dëshmitar tjetër i rastit, shihen se si disa punonjës të Charlie Hebdo fshihen në kulmin e objektit. Në atë xhirim shihen disa detaje të cilat janë jo të natyrshme dhe mjaft të dyshimta, si për shembull njeriu i cili ka veshur xhaketën anti-plumb. Çfarë kërkon njeriu me anti-plumb në mesin e gazetarëve?” pyet krijuesi i kësaj video.

“Dyshimi tjetër që provokon po i njëjti xhirim janë tre persona në rrugë. Në pjesën e pasme të xhaketave të tyre ka mbishkrime me shkronja të bardha, që do të thotë se janë policë. Për pak sekonda në po të njëjtën sekuencë policët zhduken dhe shfaqen dy sulmuesit.” thuhet në analizën e videos.

“Kameramani pastaj kthehet për të xhiruar situatën në kulm. Aty shfaqet një tjetër me xhaketë anti-plumb, në mesin e gazetarëve të terrorizuar nga frika. Një tjetër i ka duart në xhepa, e pastaj vjen njëri i qetë, i patrazuar, duke komunikuar përmes telefonit! Dyshimi më i madh në video shihet në minutën 3:59, ku vërehet një ndërhyrje kompjuterike.”thotë krijuesi i kësaj video.

Megjithatë, edhe përkundër kësaj teorie, asgjë nuk e luhat faktin se në Paris mbetën të vrarë shumë persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button