Shpërthen bomba e Luftës së Dytë Botërore (Foto/Video)

Po gërmonte dheun në skaj të kopshtit, kur goditi diçka të fortë. Marcus Rairs pastroi dheun anash dhe nga aty nxori diçka të metaltë.

Burri 47 vjeçar nga Stoke Newing i Londrës, ka shfrytëzuar rrjetin social ku ka vënë fotografinë dhe ka pyetur nëse ajo që ka gjetur është një bombë, transmeton Telegrafi.

Shpërthen bomba e Luftës së Dytë Botërore1

Në shtëpinë e tij ka ardhur njësiti special britanik, të cilët në mënyrë të kontrolluar e kanë aktivizuar bombën për të shpërthyer.

Besohet se kjo bombë që i përkiste Luftës së Dytë Botërore, ishte marrë si trofe lufte, por që më pas është fshehur nga frika e akuzës së “armëmbajtjes pa leje”. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button