Asnjëri nga Universitetet e MK-së, nuk është në top 500 më të mirët

Qendra për universitetet më prestigjioze Jiao Tong nga Spanja edhe këtë vit e ka vërtetuar dominimin e universiteteve amerikane.
Në dhjetë të parët gjenden tetë universitete amerikane dhe dy britanike.

I ranguar si më i miri është Universiteti i Harvardit, Stanford, Berkli, MIT, Kembrixh, Kaltec, Prinston, Kolumbija, Cikago dhe Oksford.

Ndër 20 më të mirët janë 17 amerikan, ndërsa vetëm një nga Evropa edhe atë Universiteti ETX i Cyrihut, që gjendet në vendin e 20.

Në top 500 ranmgohen 146 amerikan, 37 britanik, 37 gjerman, 34 kinez, edhe pse asnjëri nga këta nuk është në top 100 të parët.

Sa u përket universiteteve të rajonit, Universiteti Aristotel në Selanik është ranguar në vendin 301 ndërsa ai i Beogradit në vendin e 400, pastaj Universiteti i Athinës në vendin 401 ndërsa ai i Zagrebit në vendin e 500.

Për fat të keq edhe këtë vit asnjëri nga Universitetet e Maqedonisë nuk është ranguar në listën e 500 universiteteve më të mirë në botë.

Lajme të ngjashme

Back to top button