Konfiskohet marihuanë në Tabanoc

Një 18­vjeçar nga fshati Vrapçisht në Krishtindje ka tentuar të kontrabandojë 500 gramë marihuanë përmes vendkalimit kufitar Tabanoc, në dalje nga Republika e Maqedonisë.

Siç njoftuan nga Drejtoria doganore, inspektorët nga Ekipet mobile dhe nëpunësit doganorë nga vendkalimi kufitar Tabanoc në kuadër të aksionit “Target” ka penguar tentim për kontrabandim të marihuanës.

“Më 7 janar rreth orës 17 në dalje nga republika e Maqedonisë në vendkalimin kufitar Tabanoc është denoncuar një autobus me targa të Maqedonisë që ka qarkulluar në linjën e rregullt Kërçovë ­ Anzbah, me ç’rast ka qenë i selektuar për kontroll të hollësishëm. Gjatë kontrollit është përdorur edhe një qen doganor, me ndihmën e të cilit në një valixhe të vendosur në hapësirën e bagazhit të autobusit (për të cilin shoferët kanë deklaruar se ua ka dhënë një person i panjohur në stacionin e autobusëve në Gostivar), në kuti kartoni është gjetur materie e panjohur me prejardhje bimore me ngjyrë të gjelbërt me peshë prej rreth 500 gramë. Gjatë testimit të kryer me tester për drogë është konfirmuar se bëhet fjalë për drogë narkotike marihuanë”, thuhet në kumtesë.

Gjatë ndërmarrjes së rastit nga ana e inspektorëve nga Sektori për hetime, është konfirmuar se valixhen deri te stacioni i autobusëve e ka sjellur dhe ua ka dorëzuar shoferëve, personi A.B.(18) nga fshati Vrapçisht, me ç’rast është locuar në territorin e komunës me po të njejtin emër. “Nga Gjykata Themelore Gostivar është kërkuar urdhër për bastisje gjatë të cilit, në bashkëpunim me MPB­në është kryer bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar por i njëjti nuk është gjetur. Pas hetimit të zgjeruar në territorin e komunës Vrapçisht, personi i dyshuar është locuar në një object hotelierik në fshat dhe është privuar nga liria nga ana e inspektorëve nga Sektori për hetime”, qëndron në kumtesën e Drejtorisë Doganore.
I dyshuari është dorëzuar në kompetencë të Gjykatës Themelore, ndërsa Drejtoria doganore deri te prokuroria Themelore Publike dorëzoi kallëzim penal për “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike.

Lajme të ngjashme

Back to top button