Masa parandaluese për paralajmërimin e të reshurave të reja të borës

Masat parandaluese që duhet t’i ndërmarrë NP “Rrugët e Maqedonisë” (Makedonia pat) në rrugët kritike me qëllim që të mundësohet komunikacion i sigurt dhe pa pengesa i automjeteve ishin në fokusin e mbledhjes së sotme të Trupit koordinues në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve pas paralajmërimeve të DPHM­së se të dielën pasdite dhe të hënën në vend do të ketë valë të re të dëborës.

Në mbledhje ishte vendosur që përmes BNJVL­së t’u bëhet thirrje të gjithë kryetarëve të komunave direkt të përfshihen në pastrimin e të gjitha rrugëve për të cilat ato janë kompetentë dhe nëse kanë nevojë të drejtohen në institucionet kompetente për ndihmë.

Nga shtabi i krizave apelojnë deri te të gjithë qytetarët dhe institucionet rregullisht ta ndjekin parashikimin e motit dhe të shoqërohen drejt rekomandimeve që i japin institucionet kompetente.

Sipas parashikimeve të DPHM­së, të dielën pasdite dhe të hënën në mbarë Maqedoninë do të ketë reshje të reja të borës, por nuk do të jenë me intensitet si ato parapraket.

Lajme të ngjashme

Back to top button