Tetovë, trotuaret të përshtatshme për patinazh, 30 persona kanë thyer kockat

Trotuaret të mbuluar nga akulli, rrugica të pakalueshme në Tetovë që janë shndërruar në terrene të përshtatshme për patinazh kanë bërë që 8 deri në 10 persona në ditë të evidentohen me lëndime dhe fraktura të ndryshme në repartin ortopedik në Tetovë. Më tepër pësojnë persona të moshuar ndërsa sipas mjekëve më tepër dëmtime njerëzit pësojnë duke marrë fraktura në këmbë dhe në krahë si pasojë rrëshqitjes në rrugët e ngrira me akull. Nga fillimi vitit 30 persona janë shtruar në repartin ortopedik me fraktura, thotë përgjegjësi Mirosllav Kocovski.

Qytetarët më tepër revoltohen me komunën, ndërkohë që gjithnjë pak objekte afariste, por edhe pronarë të shtëpive lënë ë paprekur akullin para objekteve.

Qytetarët thonë se institucionet me siguri do të presin që koha a shkrijë akullin, por deri sat ë shkrihet bora dhe akulli, vlejnë rekomandimet për tu mbrojtur nga rrugët e ngrira.

Mjeku ortoped, Mirosllav Kocovski bënë apel deri te qytetarët që të mos dalin nga shtëpia pa ndonjë nevojë të veçantë.

Lajme të ngjashme

Back to top button