PDSH akuzon ministrat e BDI-së se nuk mund të bëjnë asgjë pa shefin e tyre

Qeveria mbetet në qëndrimin se nuk do të ketë shtyrje të ligjit për arsimin e lartë edhe përkundër pakënaqësisë së profesorëve dhe studentëve. Profesorët dhe studentët nuk kanë ofruar asnjë amendament, ndërkohë që debate mes anëtarëve të Komisionit për arsim dhe shkencë zhvillohet mes deputetëve të PDSH-së dhe ministrit Abdilaqim Ademi.

Për ministrin Ademi është i pa papranueshëm amendamenti I PDSH-së që nxënësit të cilët janë fitues në gara ndërkombëtare të shpërblehen me një rrogë mesatare dhe jo vetëm ata të cilët do të fitojnë gara në matematikë siç thuhet në amendamentin e qeverisë.

Deputetët e PDSH-së akuzojnë se ministrat e BDI-së bëjnë vetëm atë që u thotë shefi i tyre Nikolla Gruevski.

Për ligiet e reja për arsim janë paraqitur gjithsejtë 150 amendamente.

Lajme të ngjashme

Back to top button