MPJ dënon sulmin ndaj gazetarëve në redaksinë e Sharli Ebdos

Ministria e Punëve të Jashtme shprehu keqardhje dhe i dënoi aktet terroriste në Paris të cilat sollën shumë viktima, duke potencuar se sulmi ndaj gazetarëve në selinë e Sharli Ebdos paraqet akt qyqar.
“Aktet e tilla barbare të cilat kanë për qëllim ta frikësojnë mendimin e lirë dhe vlerat e demokracisë i gjykojmë ashpër. Populli i Maqedonisë ngushëllon me popullin francez dhe familjet e viktimave në këto momente të rënda”, thuhet në kumtesën e sotme të MPJ­së.

Në të shtohet se ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki me rastin e këtyre ngjarjeve ka dërguar letër ngushëllimi për homologun e tij francez, Loran Fabius.

Lajme të ngjashme

Back to top button