Paris: Operacion masiv për kapjen e autorëve të sulmit, të shtëna me armë në zonën e kërkimit

Vijon me intensitet operacioni i policisë franceze për kapjen e 2 vëllezërve franko-algjerianë, të identifikuar si autorë të masakrës në redaksinë e gazetës satirike, Charlie Hedbo ku mbetën të vrarë 9 gazetarë dhe 3 punonjës policie.

Mijëra policë dhe ushtarë të mbështetur nga helikopterët po kërkojnë në një zonë në veri të Parisit për kapjen e të dyshuarve të sulmit në revistën satirike Charlie Hebdo.

Dëshmitarë thonë se kanë dëgjuar të shtëna me armë gjatë këtij aksioni.

Kërkimi është përqëndruar në pyllin Picardy me 5 helikopterë nga ajri dhe mijëra forca policie në terren tokësor.

Ndërkaq mbi 88 mijë pjestarë të forcave të sigurisë janë përfshirë në operacion në mbarë vendin.

Nëntë persona janë arrestuar deri më tani ndërsa kërkimet më të mëdha po bëhen për kapjen e dy vëllezërve Kouachi, Cherif Kouachi, 32 vjeçar,i dënuar në vitin 2008 për përfshirje në një rrjet që rekrutonte luftëtarë për në Irak dhe vëllain e tij Said, 34 vjeçar.

Një zyrtar i lartë amerikan ka bërë me dije se të dy vëllezërit janë në listën e të ndaluarve për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara./bw/

Lajme të ngjashme

Back to top button