A do të mbetet Ohri pjesë e listës së UNESCO-s?

Ka kohë që UNESCO është duke analizuar dhe vlerësuar kriteret për njohjen e statusit të mbrojtjes së Liqenit të Ohrit edhe nga pala shqiptare, sepse nën mbrojtjen e UNESCO-së aktualisht është vetëm qyteti i Ohrit dhe pjesa e Liqenit të Ohrit që i takon Maqedonisë, shkruan INA.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës së konkurrimit të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit dhe Pogradecit-( e për Strugën as që bëhet fjalë)- UNESCO paralelisht me këtë, është duke shqyrtuar edhe “mundësinë” për përjashtimin e Ohrit dhe të Liqenit të Ohrit nga lista e trashëgimisë së mbrojtur kulturore dhe natyrore.

Sipas informacioneve që arrijnë nga selia e Kombeve të Bashkuara dhe nga UNESCO, një Komision i ekspertëve botëror pritet së shpejti të vijë në Ohër dhe të vizitojë e investigojë gjendjen faktike, sidomos me gjendjen lidhur me projektin e Pllaoshnikut-(Imaretit)  si dhe të paralajmërimeve për realizimin e projektit të biznesmenit kontrovers Subrata Roj, që duhet të realizohet në pjesën afër Shën Naumit, gjë që rrezikon shlyerjen e Ohrit dhe të pjesës së Liqenit të Ohrit që i takon Maqedonisë nga lista e monumenteve të mbrojtura nga Kombet e Bashkuara- Organizata për arsim, shkencë, dhe kulturë-UNESCO, në saje të njohurive që disponojnë rreth ndërtimeve të disa objekteve të mëdha, që prishin dhe çrregullojnë atë që me miliona vjet është ruajtur, kultivuar e mbrojtur. 

Sipas tyre, ndërtimi i objekteve në të ashtuquajturin Universitet të “Shën Klimentit” në Pllaoshnik-Imaret dhe mega-projekti i biznesmenit Subrata Roj në Shën Naum, seriozisht rrezikojnë mbetjen e Ohrit në listën e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore-në listën e UNESCO-së. 

Ky komision special i ekspertëve që është duke u përgatitur për këtë vizitë investiguese, pritet të arrijë në Maqedoni-në Ohër, kah fundi i muajit shtator ose në fillim të muajit tetor, ku do të ketë ekspert dhe specialist të fushave të ndryshme, që do të verifikojnë dhe dokumentojnë gjithë ate se çfar po ndodhë dhe çfar mund të ndodhë në Ohër dhe rreth Liqenit të Ohrit.  

Shqetësimet janë evidente dhe serioze në selinë e UNESCO-së në Paris për atë që po ndodhë në Ohër. Vetë përgjegjësja e UNESCO-së për trashëgiminë kulturore në Europë dhe në Amerikën Veriore Petja Toçarova, për mediat në Maqedoni  është shprehur: “ Jemi të shqetësuar se si zhvillohen punët në Ohër, që mund të zvogëlojë dhe të ule vlerën për shkak se qyteti ndodhet në listën e trashëgimisë botërore. Ne reagojmë vazhdimisht kur ka projekte të mëdha që mund të ndikojnë që të bie vlera e atyre vendeve”-ka thënë ajo. 

Poashtu, pritet që gjatë mbajtjes së festivalit poetic “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, mundet papritmas të vijë edhe vetë drejtoresha gjenerale e UNESCO-së, Irina Bikova

Për ate së çfar po ndodhë në Pllaoshnik-Imaret, është krejtësisht e qartë, sepse ka vitë që aty janë zhvilluar gërmime arkeologjike dhe janë zbuluar shumë gjëra me vlerë të para epokës sonë, ndërsa tani e gjithë ajo trashëgimi është shkatërruar për të ndërtuar të ashtuquajturin Universitet të “Shën Klimentit” që ka prishë të gjitha ato objekte të para epokës sonë, përfshirë edhe nekropola e varreza familjare, tërë kapilaritetin e rrugëve dhe rrugicave, pitosat,  e objekteve tjera infrastrukturore. 

Sa për ilustrim, po përmendi vetëm rastin e  para 5 vitesh, në saktësisht, korrik të vitit 2008, është zbuluar një varr në të cilin është zbuluar skeleti-mbetjet e tërësishme osteologjike (eshtrat). Ky skelet sipas ekspertëve është i një fisnikeje ose princeshë të periudhës së bronzit, që para shtatë  mijë vjet, që nënkupton se është ilire. 

Vlerësimet e para ishin dhe më pas u konfirmuan,  se këto relikte të trupit të femrës i takojnë një personaliteti të lartë dhe të rëndësishme në hierarkinë e popullatës së asaj kohe. Këto vlerësime si ato preliminare, por edhe të verifikuara, kanë dalë nga dëshmia dhe fakti se në kuadër të këtij skeleti, është zbuluar edhe  kurora mbi krye me ornamente që dëshmojnë për kurorën hierarkike.

Lajme të ngjashme

Back to top button