Tetë aksidente në 24 orëshin e fundit në Shkup

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e qytetit të Shkupit policia rrugore ka kryer kontroll të gjithsej tetë aksidenteve.
Prej tyre, katër janë me pasoja të dëmeve materiale dhe katër janë me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat më pak është lënduar një shofer i automjetit drejtues dhe tre këmbësorë.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së qarkullimit janë zbuluar dhe sanksionuar dy shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetit nën ndikim të alkoolit dhe të njejtit janë përjashtuar nga komunikacioni, tre shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, tetë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar semaforët në udhëkryqe, si dhe 34 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, ose kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë.

Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme, me çka pritet komunikacioni të zhvillohet pa pengesa dhe sipas rregullores ekzistuese të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button