Të hënën fillon Shkolla e katërt për liderë të rinj

Shkolla e katërt për liderë të rinj, me nismë të presidentit të Republikës, Gjorge Ivanov do të mbahet prej 19 deri më 31 gusht, në Ohër dhe në të do të marrin pjesë 40 pjesëmarrës dhe 30 ligjërues nga Maqedonia, Evropa edhe bota. 

Ideja e projektit është që t’u mundësohet të rinjve, njerëzve të talentuar dhe ambiciozë, t’i avancojnë dhe t’i përsosin shkathtësitë e tyre, ta zhvillojnë kreativitetin e tyre dhe aftësitë për liderë. 

“Programi i Shkollës përfshin ligjërata dhe trajnime nga sfera e lidershipit dhe menaxhmentit, nga ana e ligjëruesve eminentë dhe mysafirëve nga institucione arsimore dhe profesionale me renome. Qëllimi është para së gjithash të stimulohen vlerat pozitive te liderët e rinj dhe te udhëheqësit e ardhshëm politikë, kulturorë dhe ekonomikë të vendit tonë”, ka deklaruar koordinatorja e projektit, Gordica Karanfillovska. 

Në ditën e para të Shkollës, do të ligjërojë ish-presidenti çek, Vaclav Klaus, ambasadori kinez në Maqedoni, Cui Zhivei dhe presidenti i Akademisë botërore të shkencave dhe të arteve, Ivo Shlaus.

Gjatë tre viteve të kaluara në Shkollë kanë marrë pjesë 115 të rinj dhe 70 ligjërues. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button