BFI dënon sulmin terrorist në Paris

BFI duke aluduar në sulmin ndaj revistës satirike “Sharlie Hebdo”, në një reagim të saj shkruan se dhuna nuk është pjesë e islamit.

“Me dhimbje të madhe morë lajmin për sulmin terrorist në Paris. Të fshehtat i dinë vetëm zoti i madhëruar, por ashtu siç u prezantua në opinion në bazë të parimeve islame ne e dënojmë këtë akt sepse është larg principeve të mësimeve islame që dalin nga Kurani. Ne i dënojmë këto dukuri dhe bëjmë thirrje të gjithë kriminelët pa dallim race, ngjyre apo feje të dalin para drejtësisë. Jemi të bindur se nuk ekziston fe në botë që i përkrah këto aksione. Njëkohësisht dërgojmë ngushëllimin tonë të sinqertë deri te familjet e viktimave”, thuhet në reagimin e BFI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button