Propozim ­ amendamentet kushtetuese para Komisionit kuvendor amë

Komisioni kuvendor për çështje kushtetuese sot do t’i shqyrtojë propozimet e tetë amendamenteve të Kushtetutës për të cilat duhet të prononcohet Kuvendi për seancën e caktuar për më 20 janar.
Është propozuar amendament kushtetues me të cilin martesa definohet si bashkësi jetese midis një gruaje dhe një burri. Në mesin e amendamenteve më interesante për opinionin është amendamenti kushtetues i cili ka të bëjë me themelimin e zonave ndërkombëtare financiare puna dhe organizimi i së cilave, siç propozohet, do të rregullohet me ligj.

Në njërin prej amendamenteve është paraparë që Qeveria e përcakton politikën fiskale në Republikën e Maqedonisë në kuadër të rregullave të përcaktuara fiskale edhe atë deficiti i buxhetit nuk guxon të tejkalojë nivelin prej 60 për qind të BPV­së. Në këtë amendament parashihet Qeveria e Republikës së Maqedonisë të mundet vetëm në situata të jashtëzakonshme të heqë dorë nga rregullat e përcaktuara fiskale edhe atë në rast të katastrofave natyrore dhe goditjeve eksterne të cilat ndikojnë në rrezikimin e sigurisë nacionale, shëndetin e njerëzve apo në rast të rrëzimit të BPV­së reale.
Me propozim amendamentet parashihet riemërimi i Bankës Popullore të Maqedonisë në Bankë të Republikës së Maqedonisë, Kuvendi ta zgjedhë dhe shkarkojë revizorin kryesor, Këshillin gjyqësor ta përbëjnë 15 anëtarë, për vendimmarrje për një padi kushtetuese të dorëzuar nga ndonjë person fizik apo juridik, si dhe se mënyra e punës dhe procedura para Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj i cili sillet me shumicë prej dy të tretash.

Lajme të ngjashme

Back to top button