Qeveria do të ketë qasje në llogaritë bankare të qytetarëve

Bankat do t’ju japin të dhëna personale për persona individual Ministrisë për punë dhe politik sociale, Agjencia për punësim dhe Fondit për sigurim shëndetësorë. Këtë e parashohin ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për banka, që janë në lexim të parë në Komisionin për financa dhe buxhet në Kuvend, ndërsa seanca është caktuar për ditën e hënë, shkruan Vest.

Me Ligjin aktual për banka, “dokumentet, të dhënat dhe informacionet të cilat janë dhënë gjatë aktiviteteve bankare apo transaksioneve paraqesin fshehtësi bankare për të cilat banka është e obliguar që ti mbrojë dhe ti ruaj”. Me ndryshimet e ligjit, fshehtësinë bankat do të mund ta zbulojnë vetëm para Ministrinë për Punë dhe Politik Sociale, Agjencinë për punësim, apo Fondin shëndetësorë.

Që të mund të marrin të dhëna për klientët e bankës, institucionet qeveritare duhet të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim me bankën, me të cilën rregullohet mënyra e qasjes në të dhënat.

Lajme të ngjashme

Back to top button