Në rrugë paraqitje e ngricave, rekomandohet kujdes

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet në kushte dimërore, me copëza të mbetura të borës nëpër rrugë. Për shkak të temperaturave të ulta në orët e mëngjesit është e mundur paraqitja e ngricave.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button