Ohri rrezikon të hiqet nga mbrojtja e UNESKO-s

Qyteti i Ohrit rrezikon të hiqet nga mbrojtja e UNESKO-s. Shkak për këtë mund të bëhet ndërtimet në Pllaoshnik dhe realizimi i i projektit të paralajmëruar nga afaristi kontrovers indian Subrata Roy, shkruan e përditshmja maqedonase Utrinski Vesnik.

Gazeta shkruan se Ohri do të jetë nën thjerrëzën e UNESKO-s dhe se një delegacion i saj do të vijë së shpejti në vend për ta parë gjendjen në qytetin e mbrojtur nga kjo organizatë.

“Jemi të shqetësuar me atë që ndodh në Ohër, sepse kjo mund ta ulë vlerat për të cilat ai është vendosur në listat e vendeve të botës , trashëgimia kulturore  e të cilave mbrohet nga UNESKO. Ne reagojmë kur ka projekte të tilla, të cilat mund të ndikojnë në uljen e vlerave të këtyre vendeve”, ka theksuar Petja Toçarova, shefe e sektorit për Trashëgimi Kulturore  në Evropë dhe Amerikën Veriore, në UNESKO.

Lajme të ngjashme

Back to top button