Mot me diell dhe i ftohtë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 14 deri në minus pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej zero deri në shtatë gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe erë të dobët deri në mesatare veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në minus 10 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në tre gradë Celsius.

Gjatë ditëve të uikendit do të ketë rritje të konsiderueshme të temperaturave që do të kushtëzojë që shtresa e dëborës të shkrihet. Të shtunën në pjesët verilindore do të ketë paraqitje të reshjeve të dobëta të shiut, ndërsa të dielën nga fundi i ditës vendi do të bie nën ndikimin e valës së re të lagështisë e cila do të shkaktojë reshje të shiut. Nga këto reshje të hënën në disa vende do të kalojnë në reshje të borës të përcjella me erë të fuqishme veriore dhe rënie të shpejtë të temperaturave. Do të formohet edhe shtresë e re e dëborës posaçërisht nëpër male në pjesët perëndimore të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button