Nuri Seferi synon fitore me 31 janar

Shkruan: Artan Vërbica

Nuri Seferi me 31 janar do të ketë përballjen më të rëndësishme të karrierës së tij, ku do të ballafaqohet me polakun Krzysztof Glowacki në meçin eliminator për titullin e kampionit të botës në versionin WBO në kategorinë kruzer. Dueli i tyre do të zhvillohet në qytetin Torun, i cili gjendet në veri të Polonisë. Seferi do të udhëtoj në Poloni vetëm për fitore, për të fituar të drejtën të boksoj me britanikun Toni Bellow i cili mposhti britanikun tjetër Nathan Cleverly me 22 nëntor.

WBO vendosi për turne eliminator prej 4 boksierëve që ishin në krye – Ranglista botërore e WBO-së në kategorinë kruzer kur nuk ishte më sfiduese. Në WBO kishin arritur katër kërkesa për të kërkuar të boksonin me kampionin aktual botëror, Marco Huck. Kërkesat ishin nga numri një në ranglistë Krzysztof Glowacki, pastaj nga Toni Bellow që renditej i dyti, nga boksieri ynë Nuri Seferi i cili renditej i treti, dhe ish-kampionit botëror në WBO në kategorinë gjysëm të rënd, Nathan Cleverly i cili fal reputacionit të tij kërkonte meç të drejtpërdrejt me Huck. Por, anëtarët e WBO-së vendosën ndryshe që ndërmjet katër boksierëve të ketë një turne-eliminator prej katërve dhe pastaj fituesi të boksoj me kampionin Marco Huck. Dhe shorti u hedh në konventën e 27-të WBO-së e mbajtur në Las Vegas nga data 27 deri 31 tetor. Fati ishte që Seferi të boksoj me Glowacki, ndërsa Bellow me Cleverly.

Cilat do të janë gjasat për Seferin?
Seferi në tre-katër vitet e fundit është përballur me shumë probleme, ku me shumë vështirësi ka arritur të bëjë meçe, duke mos pasur ndonjë promoter apo menaxher të fuqishëm i cili do ta dërgoj atë para. Pastaj Seferi për një kohë të gjatë ishte i lënduar, për tu operuar më pastaj në këmbën e djathtë. Ai u rikthye pas 14 muajve që ishte larg ringut. Në ndihmë të boksierit tonë i doli menaxheri turk Eroll Ceylan dhe ekipi i tij promovues ECB Boxing me seli në Hamburg. Falë një bashkpunimi të mirë në të kaluarën ata gjetën një marrëveshje të re të bashkpunimit. Nuk deshti të boksoj me çfardo boksieri dhe në fund të 2013-ës boksoi me ish-interim kampionin e botës, franqezin Steve Herelius, ku Seferi fitoi me diskualifikim në raund të shtatë. Viti 2014 ishte mjaft i sukseshëm ku mposhti boksierin nga Venezuela, Gusmyr Perdomo me vendim të gjyqëtarëve pas tetë raundeve. Por, dueli më i bukur dhe që na bëri të gjithëve krenar dhe të shpresojm se Seferi ka akoma potencial për më shumë, u dëshmua me fitoren ndaj hungarezit Tomas Ladi duke fitur për herë të tretë titullin e kampionit të evropës në versionin WBO. Seferi shkëlqeu gjatë gjithë meçit duke fituer me vendim unanim pas 12-raundeve.

Seferi me trajnerin e tij Oktay Urkal është duke u përgatitur në Humburg dhe me 31 janar do të jetë gati për Glowacki. Polaku konsiderohet favorit por Seferi nuk do të jetë pa gjasa. Ai në Poloni do të udhëtoj vetëm për fitore.

Eksperienca në ringjet e huaja
Seferi në të kaluarën ka kaluar sfida tjera edhe më të vështira, dhe asnjëherë nuk iu ka trembur syri duke boksuar në shumë ringje të vështira. Ai boksoi dy herë në Rusi me Denis Bekhatov dhe Nicolay Popov, ku fitoret iu mohuan padrejtësisht. Pastaj boksoi në Stamboll ndaj anglezit Herbie Hide, duke i dhënë nokdovn në raund të parë ish-kampionit botëror Herbie Hide, por që më pastaj mezi mbajti 12-raunde ndaj tij, për shkak të problemeve me këmbën dhe lëndimin e vjetër. Seferi ka boksuar edhe në Gjermani ndaj Marco Huck dhe Taras Bidenkos. Si çdo herë edhe në këto dy përballje Seferi na sjelli emocione. Të gjitha këto meçe historike i përmendëm duke treguar se Seferi do të udhëtoj në Poloni për të dhënë më të mirën e tij, dhe duke kërkuar fitoren ku më pastaj të boksoj me Toni Bellow. /kosovaboxing.org/

Lajme të ngjashme

Back to top button