Barcelona me pesëshe ju kundërpërgjigj kritikave

Barcelona u është kundërpërgjigjur kritikëve me një fitore të lartë pasi ka mposhtur Elchen në kuadër të Kupës së Mbretit.

Pas humbjes nga Real Sociedadi në La Liga, shumë kritikë spekuluan se Barcelona nuk ka gjasa për të fituar ndonjë trofe shkaku i formës së dobët që po kalon klubi dhe lojtarët si Lionel Messi, Neymar e Luis Suarez.

Por në këtë takim treshja sulmuese është kundërpërgjigjur me gola. Serinë e golave e hapi braziliani Neymar.

Neymar (35’ dhe 60’), Lionel Messi (45’p) dhe Jordi Alba (56’) shënuan për këtë triumf të skuadrës së Luis Enrique.

Lajme të ngjashme

Back to top button