S’mund te kemi zhvillim ekonomik pa sistem gjyqësor te mirëfilltë

Për një ekonomi ne zhvillim i rëndësishëm është funksionimi i sistemit gjyqësor i cili është i varur plotësisht nga vullneti dhe stabiliteti politik.

Fillimisht duhet kuptua lidhshmërinë ne mes te ekonomisë dhe gjyqësorit. A është i varur zhvillimi ekonomik nga sistemi gjyqësor? Një sistem gjyqësor i pa korruptuar sa mund te ndikoj ne zhvillimin
ekonomik? Gjyqësori a mund ta ndaloj apo vetëm heshte korrupsionin ne biznese?

Për investitorët e jashtëm sa është i rëndësishëm stabiliteti politik dhe sistemi gjyqësor i qëndrueshëm?

Këto dhe shume dilema te tjera në lidhje me raportin në mes të zhvillimit ekonomik dhe funksionimit te qëndrueshëm te sistemit gjyqësor na bejne te pyesim se cili duhet të jete prioritet i parë dhe
cilin mekanizëm duhet Qeveria ta vej në veprim me shpejt dhe me lehtë, zhvillimin ekonomik apo sistemin gjyqësor?

Stabiliteti politik, juridik dhe ekonomik është garanci për mirëqenie te duhur per qytetaret. Politika duhet dhe mund ta prodhoje një sistem gjyqësor i cili krijon siguri dhe besueshmëri te qytetaret, bizneset
vendore dhe bizneset ndërkombëtare.

1. Këndvështrimi im është se nuk mund te kemi zhvillim te qëndrueshëm ekonomik pa funksionim te mirëfilltë te sistemit gjyqësor.

Nuk mund te kemi funksionim te sistemit ligjor pa vullnetin dhe përkrahjen e Ekzekutivit dhe Legjislativit. Prandaj kohezioni politik dhe juridik me atë ekonomik është i domosdoshëm për krijimin e
parakushteve edhe për investitorët nga vendet e zhvilluara.

Tashme te gjithë e kanë vu prioritet zhvillimin ekonomik, këtë qytetaret e pranojnë si një diçka e premtuar dhe e mundur për realizim.

Prandaj, krijimi i vendeve te punës mund te behet vetëm me zhvillim ekonomik. Zhvillimi ekonomik mund te realizohet duke qene funksional dhe i pavarur sistemi gjyqësor.

Edhe pse me te drejte vlerësohet se buxheti i Kosovës është konsumues dhe fare pak ose aspak i dedikuar për zhvillimin ekonomik, megjithatë, menaxhimi i drejte i buxhetit, menaxhimi funksional i
investimeve publike, transparenca dhe çmimi konkurrues duhet te jene te rëndësisë se veçante.

Ekonomia joformale me vite supozohet te jete e barabartë me buxhetin e planifikuar te Qeveris se Kosovës. Është një mundësi e mire qe te shtohet numri i taksapaguesve dhe ne këtë mënyre te rritet inkasimi i mjeteve te (pa) planifikuara te cilat mund te drejtohen lehte ne investime publike. Kështu rrisim vetëdijesimin dhe përgjegjësin qytetare ne drejtim pagese-investim-shfrytëzim.

Duke pas parasysh se numër i konsiderueshëm i bizneseve është i varur ne mënyre te drejtpërdrejt nga investimet kapitale te qeverise ne nivelin qendror si dhe atë lokal, domosdoshmërish shtrohet kërkesa për menaxhimi te drejte dhe korrekt te sistemit te prokurimit i cili tashme është i vlerësuar si sistem i njëanshëm dhe i korruptuar.

Ndërprerja e hallkës se ashtuquajtur prokurim – firma klanore ose firma te korruptuara mund te behet vetëm e vetëm me ndihmën e plote te vullnetit politik institucional dhe sistemit gjyqësor.

Firmat klanore, firmat me pronar – menaxhment te para disponuar per  korrupsion si dhe firmat fiktive përveç punësimit te një numri te kufizuar te punëtoreve për projektet perkatese vështire se mund te
jene kreative, inovative dhe te sigurojnë perspektive te qendrushme për te punësuarit dhe gjeneratat e reja .

Prandaj funksionimi i ligjit i përkrahur fuqishëm nga strukturat politike dhe gjyqësori ne kompleksitetin e vete do te krijonte stabilitet dhe minimizonte korrupsionin dhe krimin e organizuar.

2. Si mund te lirohemi nga ky koncept i cili po na fundose duke humbe shpresat per nji te ardhme me te mire, si mund ta fillojmë zhvillimin ekonomik?

Duke mare parasysh numrin e lendeve ne sirtarët e gjyqësorit ne raport
me numrin e prokuroreve dhe gjyqtareve del se gjyqtaret-prokuroret-avokatet – strukturat politike, lehte mund te manipulojnë me prioritetin e (mos)shqyrtimit te lendes deri ne mbulese nga pluhuri ose harrese si dhe gjykim jo te drejte dhe te vonuar.

Prandaj me këtë nuk është befasi për vlerësim te institucioneve si me te korruptuarat nga qytetaret, OJQ-t vendore dhe institucionet perkatese ndërkombëtare.

Zhvillimi ekonomik mund te filloje vetëm e vetëm atëherë kur Qeveria dhe Legjislacioni përkrahe pa kushtëzime Sistemin gjyqësor moralisht dhe financiarisht ne mënyre qe te rritet siguria dhe besueshmëria te qytetaret , bizneset vendore si dhe Institucionet ndërkombëtare te cilat raportojn dhe këshillojnë investitorët nga vendet e tyre për investime ne Republikën e Kosovës.

Përkrahja morale nënkupton largimin nga ndikimet e jashtme te strukturave politike dhe lirimin deri ne pavarësi te plote te Sistemit gjyqësor dhe prokurorial, derisa përkrahja financiare është qe Sistemi gjyqësor dhe prokurorial te siguroj pavarësi te plote financiare ne mënyre qe te menaxhoj kuadrin e mjaftueshëm ligjor profesional dhe kompetent me qellim te shqyrtimit te te gjitha landve perkatese ne
kohe dhe sasi.

Sigurimi financiar i Sistemit Gjyqësor realizohet ekskluzivisht nga dy burime:

a. Buxheti duhet te rritet nga Qeveria e Kosovës ne mase te mjaftueshme dhe

b. Inkasimi i taksave gjyqësore te behet drejt për drejt ne llogarinë
e Institucionit gjyqësor dhe prokurial.

3. Qeveria e porsazgjedhur duhet ta veje prioritet numër një, fuqizimin e aspektit ligjor ne te gjitha nivelet ne mënyre qe te reflektoj siguri dhe besushmeri te qytetaret dhe komuniteti i bizneset.

Ftesat formale për një siguri me te madhe, për përkrahje te parandalimit te korrupsionit, për zhvillim ekonomik, për bojkotim te produkteve nga Serbia deri te kërkesa për ndaljen e qytetareve për te
mos ike neper mes te Serbisë dhe shtigjeve tjera te mundshme ne vendet e Evropës nuk besoj se do te ndihmonin shume, përkundrazi, kjo mund te irritoj edhe me shume edhe klasën e mesme e cila çdo dite e me shume është duke ju bashkangjitur pjesës se qytetareve qe lufton për sigurimin e pagesave komunale te detyrueshme dhe krijimit te kushteve minimale për mbijetese.

Prandaj për një zhvillim ekonomik te qendrushem e domosdoshme është eliminimi I dukurive negative dhe përfundimisht fillimi i funksionimit te shtetit ligjor.

Me këtë, te gjithë qytetaret ndihen te barabartë dhe te respektuar. Bizneset vendore fillojnë te jene konkurruese, kreative dhe inovative. Punësimi dhe shpresa për te ardhmen hapet.

Nje numër i konsiderueshëm i biznesmenëve shqiptare te suksesshëm jashtë vendit sigurisht qe do te vin te investojnë dhe te krijojnë vende te reja te punes, jehona nuk përfundon me kaq, sepse bizneset e
mëdha, bizneset me kapital te konsiderueshëm nga gjithë Evropa dhe vende tjera janë ne kërkim te partnereve, këta kane interes te investojnë aty ku ka siguri dhe fuqi punëtore te kualifikuar te te
gjitha niveleve dhe profesioneve.

4. Zhvillimi ekonomik është ngusht I lidhur me funksionimin e shtetit ligjor siq është lidhshmëria edhe me organizmat tjera. Prandaj ne te njejten kohe duhet te filloj edhe përkujdesja dhe reformat ne arsim
dhe shkence, shendetesi dhe sigurime sociale, planifikim hapësinor dhe mbrojtje te ambientit, zgjidhjen e problemeve sociale etj.

Kjo do ta beje qe kënaqësia qytetare do te jete ne rritje, dashuria ndaj atdheut do te behet edhe me e madhe, respekti për lidershipin politik brenda dhe jashtë vendit do te jete meritor, gjasat për integrim ne BE, NATO dhe ne Kombet e Bashkuara do te behej realitet.

Modalitetet për zhvillim ekonomik te qendrushëm lidhen ngusht me angazhimin dhe menaxhimin e potencialit intelektual, profesional dhe njerëzor qe do te bënte qe te shfrytëzoj racionalisht dhe me
eficience infrastrukturën ligjore, fizike dhe natyrore për te mirën ekonomike, politike dhe sociale te qytetareve.

Pra, funksionimi i plote i sistemit gjyqësor duhet te mbetet prioritet mbi prioritetet ne mënyre qe qytetaret te realizojnë te gjitha te drejtat e garantuara me Kushtetutë.

(Autori është inxhinier i diplomuar i makinerisë)

Lajme të ngjashme

Back to top button