VMRO dhe BDI, shtrojnë 34 amendamente për ligjet e reja në arsim

Dy partitë që përbëjnë shumicën parlamentare, VMRO dhe BDI, kanë dorëzuar bashkërisht 34 amendamente për ligjet e reja në arsim.

Deputeti i BDI-së Ramiz Merko tha se 13 nga amendamente e propozuara u referohen ndryshimeve ligjore në arsimin e lartë, me të cilat parashihet vendosja e provimit shtetëror për studentët e vitit të dytë dhe të katërt.

“Amendamentet propozohen si përmbajtje të debateve dhe kërkesave të Universiteteve organizatave studentore dhe atyre joqeveritare në Maqedoni.
Qëllimi është të kemi tekst të ligjeve që do të jenë të zbatueshme dhe do të ndikojnë në cilësinë e arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë. Kemi deponuar bashkë me VMRO-DPMNE rreth 34 amendamente për të gjitha këto 7 ligje”, deklaroi Merko .

Lajme të ngjashme

Back to top button