Shënohet 18 gushti – Dita e ARM-së

Me rreshtim solemn të të punësuarve para ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtatmadhorisë së ARM-së, ekspozitë të mjeteve luftarake, teknikës dhe të paisjeve të ARM-së në stadiumin ushtarak në parkun e qytetit në Shkup dhe me koncert të orkestrës ushtarake në sheshin “Maqedonia” sot do të shënohet 18 gushti – Dita e ARM-së.

Në solemnitetin para MM-së dhe SHM-së së ARM-së, fjalim do të mbajë shefi i ARM-së, gjeneralmajori Goranço Koteski, ndërsa do të marrin pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi, zëvendësministri i Mbrojtjes Emil Dimitriev, zëvendësi i shefit të SHM-së së ARM-së, gjeneral majori Naser Sejdini, sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes ,Sasho Stefanoski, drejtori i SHM-së së ARM-së, gjenerali i brigades, Dimçe Petrovski, udhëheqësit në MM, shefat e njësive organizuese në SHM të ARM-së  dhe të punësuarit në MM dhe në SHM të ARM-së.

Ashtu siç është paralajmëruar, me rastin e ditës së ARM-së ,në solemnitet do të lexohen urdhëresat për avancim, dorëzim të plaketave, shenjave, mirënjohjeve dhe masave të tjera stimuluese për anëtarët e MM-së  dhe SHM-së së ARM-së.

Në stadiumin ushtarak në parkun e qytetit në Shkup në suaza të programit për shënimin e ditës së ARM-së, do të hapet ekspozita e mjeteve luftarake, teknikës dhe pajisjeve të ARM-së. Ekspozitën do ta vizitojnë ministri Xhaferi dhe shefi i SHM-së së ARM-së Koteski.

Tubimin taktik-teknik do të mund ta vizitojnë qytetarët e Shkupit dhe të Republikës së Maqedonisë më 17 gusht, ku krahas mjeteve teknike, materialeve dhe automjeteve luftarake dhe armatimit të ARM-së, do të paraqitet edhe helikopteri luftarak Mi-24.

Ekspozita e armatimit dhe pajisjes do të organizohet edhe në kazermat e ARM-së në Kumanovë, Petrovec, Shtip, Prilep dhe në Kërçovë, ku gjatë ditës qytetarët do të mund ta vizitojnë ekspozitën dhe të shoqërohen me anëtarët e ARM-së.

Për herë të parë këtë vit në sheshin “Maqedonia” në Shkup, me fillim në orën 19:00, do të organizohet koncert i orkestrit ushtarak. Në koncert, krahas orkestrit ushtarak do të marrin pjesë artistë të estradës si Dragan Mijallkovski, Esma Rexhepova Teodosievska, Mustafa Ymeri, dhe Bllaga Petreska. Programi do të pasurohet edhe me pjesëmarjen e grupit folklorik të qendrës kulturore për fëmijë “Karposh” nga Shkupi, ndërsa do të marrin pjesë edhe anëtarë të bataljonit të nderit të ARM-së, të cilët do ta realizojnë pikën “EGZIRCIR” me të cilën do t’i demonstrojnë aftësitë e tyre dhe stërvitjen në rreshtim me përdorimin e pushkës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button