Vuçiqi letër Mustafës: Do të qëndrojë për vizitë në Kosovë nga 12-14 janar

Në një letër dërguar Qeverisë dhe Kryeministrit të Kosovës, kryeministri serb Vuçiq kërkon ndihmën e Qeverisë sonë për eskortën policore me rastin e vizitës së tij të ardhshme në vendin tonë.

Sipas burimit të Lajmi.net, Vuçiq ka planifikuar vizitën e tij në vendin tonë nga 12-14 janar.

Ja edhe letra e plotë dërguar Qeverisë së Kosovës:

I nderuari zotëri,
Me mirësi kërkojmë ndihmën tuaj në përcjelljen e policisë për Ekipin Përgatitor të Aleksandar Vuçiqit, kryeministrit të Republikës së Serbisë. Vizita për në Kosovë është planifikuar për ditën e hënë, të martë e të mërkurë, pra prej 12 deri më 14 janar 2015.
Ju njoftojmë se Ekipi Përgatitor do të mbërrijë në vendkalimin administrative të Konçulit të hënën (12 janar), në orën 12:00.
Gjithashtu ju njoftojmë se do të informoheni më pas për detajet e tjera lidhur me aranzhimet e udhëtimit për të hënën, të martën dhe të mërkurën.

Lajme të ngjashme

Back to top button