Masakër në Nigeri, “Boko Haram” ekzekuton mbi 2000 persona

Militantët nigerianë të grupit të armatosur “Boko Haram” kanë kryer sot një tjetër sulm në qytetin Baga, në verilindje të Nigerisë.

Sipas BBC-së, rrugët janë mbushur me kufoma, ndërsa 16 fshatra janë djegur tërësisht. Numri i të vrarëve është rreth 2000 persona.

Të shtunën, forcat qeveritare braktisën bazën ushtarake në Baga pas sulmit të parë të militantëve ndërsa dëshmitarët thonë se terroristët shkatërruan gjithçka dhe tashmë qyteti Baqa “nuk ekziston më”.

Mes tensioneve dhe asaj që po kthehet në luftë civile me Boko Haram, frika më e madhe është se gara e 14 shkurtit mes tij dhe rivalit Mohamed Buhari mund të ndezë edhe tensionet fetare në vend. Buhari pritet të fitojë bindshëm në veri, ku gëzon mbështetjen e pjesës muslimane të popullsisë, ndërsa Xhonatan ka mbështetje më të madhe në jug të vendit, ku dominon popullsia e krishterë.

Nigeria është vendi me ekonominë më të zhvilluar në Afrikë dhe një nga prodhueset më të mëdha të naftës në kontinent. /Albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button