Shtrëngimi i dhëmbëve – Bruksizmi

Studimet tregojnë se të paktën një në njëzetë persona janë të prekur nga kjo dukuri dhe vetëm një pjesë e tyre janë të vetëdijshëm se i shtrëngojnë dhëmbët në gjumë. Me këtë mund të konstatojmë se është një ves mjaft i përhapur dhe kërkon trajtim të hershëm përmes të cilit mund të mbrohen dhëmbët nga dëmtimet serioze apo edhe nga humbja e tyre.

Shtrëngimi i dhëmbëve apo bruksizmi siç njihet shkencërisht është një dukuri mjaft e shprehur në mesin tonë. Kjo shfaqet kryesisht gjatë natës kur në mënyrë të pavullnetshme shtrëngohen dhëmbët, kjo mendohet se vije nga shkaktarët psikologjik dhe fiziologjik, ndër to stresi, frika, ankthi, zemërimet, etj. Poashtu mendohet se është gjenetike e cila mund të trashëgohet.

Dhëmbët e dëmtuar nga bruksizmi

Është e domosdoshme që personat që e kanë të shprehur këtë dukuri të konsultohen sa më parë që është e mundur me dentistin e tyre, simptomat me të cilat identifikohet prekja nga bukrsimi janë: ndjenja se ju i shtrëngoni dhëmbët gjatë natës, mpirja e nofullave në mëngjes, tendosje e muskujve të fytyrës, ndryshime në strukturën e dhëmbit, apo personat tjerë ju dëgjojnë se dhëmbët ju kanë kërcitur gjatë gjumit.

Kjo dukuri mund të shkaktoj dëme aq të mëdha për ju saqë as që i keni pararendur ndonjëherë. Përveç që dhëmbët abradohen (harxhohen) ato preken nga erozioni (gërryeja e dhëmbëve) që çon deri tek dëmtimi i shtresës mbrojtëse të dhëmbëve (smalti) dhe më këtë rast aty rritet ndjeshmëria dhe rrezikohet më tepër nga sëmundjet e dhëmbit, si karriesi, ndezja e indeve të dhëmbit që mund të ju çoj në nevojën e terapisë së shërimit të rrënjës me kanale apo edhe më keq kur dhëmbët zvogëlohen, bëhen të hollë dhe të dobët, shumë shpejtë mund të vije të thyerja e tyre apo dhe humbja e plotë e tyre. Si pasoj e kësaj mund të ndryshojë edhe forma e kafshimit e cila është shumë e rëndësishme në procesin e të ushqyerit.

Përveç që dëmtohen dhëmbët, dëmtohet edhe aparati mbështetës i dhëmbit që janë kocka, rrënja e dhëmbit, gingiva apo mishrat e dhëmbëve dhe fijet parodontale. Me dëmtimet e aparatit mbështetës mund të vije deri të luhatja e dhëmbëve dhe si pasojë mund të kemi paradontozë të dhëmbëve. Poashtu bruksizmi ndikon edhe në lodhjen e nyjës temporomandibullare (nyjës së nofullës) dhe bënë që këtë lodhje ta ndjej edhe gjatë ditës.

Dentisti juaj mund të ju ndihmojë që ta gjeni shkaktarin e kësaj dukurie në rastin e caktuar e poashtu dhe tejkalimin e tij përmes terapisë, ndërhyrjeve apo edhe formave mbrojtëse. Trajtimi i dukurisë së shtrëngimit apo kërcitjes së dhëmbëve bëhet në ordinanca stomatologjike duke u kërkuar thelbi i problemit dhe duke arritur në evidentimin e shkaktarëve. Fillimisht nëse kjo është shkaktuar nga radhitja jo e rregullt e dhëmbëve, numri jo adekuat i tyre, pozita e dhëmbëve, madhësia e tyre,  forma por edhe pozita e nofullave. Në këto raste intervenohet në shkaktarin kryesor dhe më pas mënjanohet problemi.

Nëse  shtrëngimi i dhëmbëve nuk vije nga shkaktarët e lartpërmendur atëherë konstatohet se kjo është si pasojë e faktorëve stresogjen atëherë dentisti përgatitë plastika individuale mbrojtëse (splinta) të mbahen gjatë natës me qëllim të bëhet mbrojta e dhëmbëve dhe u rekomandohet teknika të menaxhimit të stresit dhe konsultime me profesionistët.

Duke ju dëshiruar buzëqeshje të shëndoshë dhe të lumtur – lexohemi në shkrimet tjera./Femina.al

Dr. Arianita Shala – Zeka, stomatologe

Lajme të ngjashme

Back to top button