Shembet ndërtesa gjashtëkatëshe në Pogradec (Video)

Ashtu siç ishte parashikuar një ditë më parë, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka shembur pasditen e sotme me një shpërthim të komanduar një godinë gjashtëkatëshe në aksin Pogradec-Lin, në kuadër të planit rehabilitues të kësaj zone.

Shembja e objektit është bërë rreth orës 14:00, me anë të një shpërthimi me eksploziv nga ana e inspektorëve të INUK-u.

Mësohet se pronarët e ndërtesës kanë bërë rezistencë dhe janë konfliktuar me forcat e policisë, por megjithatë gjithçka ka shkuar sipas planit.

Më herët INUK-u kishte punuar për hapjen e gropave dhe vendosjen e sasisë së eksplozivit.

Gjatë shpërthimit, autoritet e Inspektoratit kanë mbajtur të pastër zonën përreth duke mos lejuar qarkullimin për disa momente në zonën përreth, në mënyrë që të shmangen incidente të mundshme.

Kjo është dita e katërt e aksioneve të INUK-ut për prishjen dhe ndërtimeve pa leje dhe lirimin e zonave publike në vijën liqenore të Pogradecit. /shekulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button