Rita Ora, performanca që shkaktoi reagime të forta

Rita Ora detyron BBC të kërkojë falje. Këngëtarja me origjinë shqiptare është kritikuar për veshjen e saj në programin “The One Show”. Ndjekësit janë ankuar, përse Rita është shfaqur në emision me një dekolte të hapur, duke e cilësuar të pahijshme për një program familjar.

Pas kësaj, BBC kërkoi falje duke u përgjigjur se do të kishin bërë mirë t’i kishin kërkuar këngëtares të vishte diçka më të përshtatshme.

E me sa duket, edhe reagimi i Ritës ka ardhur shpejt. Mediat angleze kanë botuar foto të këngëtares, e veshur me një pallto të pazakonte për stilin e saj. “DailyMail” shkruan se Rita Ora tashmë është mbuluar jashtë normales së saj.

Rita Ora është përzgjedhur për të qenë pjesë e jurisë së “talentshow”-t britanik “The Voice”. Rita është shprehur shumë e ngazëllyer, që është ftuar të jetë pjesë e këtij spektakli, duke thënë se do të argëtohet shumë në jurinë e “The Voice”.

Programi i njëjtë me atë që realizon Top Channel, për herë të parë do të ketë një trajnere shqiptare. Ende pa filluar spektakli i zërave më të mirë, Rita Ora ka nisur perfomancën e saj./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button