Prezantohet Podolski: Pritja nga tifozët ishte e pabesueshme, Shaqiri lojtar i shkëlqyer

Sulmuesi i ri i Interit, Lukas Podolski është prezantuar sot para gazetarëve ku ka bërë disa deklarata mjaftë të fuqishme.

Gjermani e konsideron Interin si klub legjendar ku edhe pritja nga tifozët në aeroport ka qenë befasi për të.

“Mirëpritja që kam amrrë ka qenë një gjë që nuk kam parë ndonjëherë diku në botë, ishte unike. Unë nuk kam pritur aq shumë tifozë të jenë në aeroport. Jam shumë krenar me këtë. Kur e kam parë numrin 11 në anellë me logon legjendare të Interit, e emrin tim prapa, unë jam ndjerë shumë mirë. Ishte mirë që po ashtu debutova ndaj Juventusit, ta shohim të ardhmen”.

“Serie A është një top kampont dhe nuk ka dyshime se Interi është një prej 10 klubeve më të mëdha në botë. Klubi ka një histori të mrekullueshme dhe para pak viteve klubi fitoi Ligën e Kampionëve.Interi është top klub dhe dua të ndihmoj të kthehemi në Ligën e Kampionëve. Përgjatë javëve në vazhdim do të fokusohemi vetëm në futboll. Sigurisht, synimi jonë është vendi i tretë, atë e kërkon bosi dhe ne po ashtu e duam atë pozitë. Ne duhet që të rikuperojmë disa pikë dhe t’i fitojmë ndeshjet tona të radhës”.

Në pyetjen e gazetarëve se çfarë mendon për Shaqirin, ai u përgjigj: “Pa asnjë dyshim ai është lojtar i shkëlyer i cili mund të bëjë mirë në repartin tonë ofanziv”, ishin fjalët e gjermanit në prezantimin zyrtar. / Zekirja Mexhiti/ Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button