Sulmi terrorist nuk ka të bëjë me satirën, shkon përtej saj!

Sipas Michael Deacon nga “The Telegraph”, ne mendojmë se terroristët e Parisit ishin të ofenduar nga satira e “Charlie Hebdo”. Por ngrit pyetjen ai, çka nëse jemi gabim?

Sipas tij, ne jemi bindur se terroristët islamikë në të vërtetë janë të zemëruar nga karikaturat satirike. Por ndoshta, shton ai, ata po “luajnë” me këtë, transmeton Telegrafi.

“Ka një teori. Terroristët nuk janë të ofenduar nga karikaturat. Madje as nga ato që e satirizojnë profetin Muhamed. Ata nuk brengosen për satirën. Për gjithë çfarë di, ata as që brengosen edhe për profetin Muhamed. Në vend të kësaj, ata thjesht pretendojnë se janë ofenduar nga karikaturat, në mënyrë që të gjejnë pretekst për të bërë vrasje – vrasje aq të tmerrshme”, shkruan ai.

E gjitha çka mund të thuhet, sipas tij, është se ata janë edhe të provokuar nga jo myslimanët, të cilët “të verbuar nga pikëllimi dhe zemërimi”, sulmojnë myslimanët.

“I fajësojnë ata, i djegin librat e tyre, sulmojnë xhamitë, i kërcënojnë në rrugë, kërkojnë përjashtimin nga shoqëritë perëndimore…”, ka shtuar Deacon.

Aksione të tilla, nga ana tjetër, konstaton ai, i frikësojnë myslimanët perëndimorë, duke u izoluar dhe u ndier të armiqësuar. Dhe kjo, vlerëson ai, çon tek përkrahja e terroristëve, madje tek të bërit vetë terrorist.

“Rezultati: terroristët rrisin radhët e tyre për një luftë me antimyslimanët të cilët e kishin kërkuar”, shkruan Deacon.

Në fund, shkruan ai, në zemërimin tonë të pafajshëm, megjithatë ne vazhdojmë të mendojmë se ka të bëjë me karikaturat.

“Në të menduarit se terroristët ‘fitojnë’ nëse ne nuk prodhojmë karikatura të tilla dhe ‘humbin’ nëse ne prodhojmë. Në tërësi, nuk jam i sigurt nëse është kështu. Nuk mendoj se terroristët fitojnë nëse ne dështojmë të prodhojmë karikatura të tilla. Mendoj se ata fitojnë nëse ne biem në provokimet e tyre dhe i urrejmë myslimanët. Kjo nuk ka të bëjë me satirën. Kjo është përtej satirës”, ka përfunduar Michael Deacon, shkrues i skeçeve në britaniken “The Telegraph”. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button