Erdogan: Terrorizmi nuk ka të bëjë me besimin e as me kombin

Presidenti Erdogan në reagimin e tij bën thirrje për luftë të përbashkët dhe vendimtare ndaj të gjitha llojeve të terrorit.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se është e domosdoshme që bashkërisht të tregojmë qëndrim të unifikuar dhe të dënojmë të gjitha sulmet e ngjashme si ajo ndaj personelit të redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris.

Presidenti Erdogan në një mesazh të postuar në faqen zyrtare të Presidencës turke dënoi ashpër sulmin e të mërkurës në Paris që vrau 12 dhe plagosi 20 vetë, përfshirë katër në gjendje kritike.

“Mikut tonë Francës, aleatit të rëndësishëm, shprehim ngushëllimet e thella për vrasjet në sulmin e djeshëm në Paris, presim që autorët e këtyre veprave të pafalshme të kapen sa më shpejt dhe të nxirren para drejtësisë,” tha presidenti turk Erdogan.

Duke vënë në dukje se terrorizmi nuk ka të bëjë me besimin, as me kombin, Erdogan tha se Turqia fuqishëm do të vazhdojë luftën kundër të gjitha llojeve të terrorizmit.

Lajme të ngjashme

Back to top button