fbpx

BE-ja i ofron Ukrainës kredi të re

Me qëllim që të ndihmohet ekonomia e rrezikuar ukrainase, Komisioni Evropian ia ka ofruar Ukrainës një kredi në vlerë prej 1.8 miliard eurosh.

BE-ja ka njoftuar të enjten se Ukraina duhet të vazhdojë me reformat ekonomike sipas programit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe t’i zbatojë politikat ekonomike e financiare sipas rregullave të BE-së.,raporton REL.
Njëzetetetë anëtarët e bllokut dhe Parlamenti Evropian duhet ta miratojnë kredinë shtesë për Ukrainën, në mënyrë që ajo të hyjë në fuqi.

BE-ja deri tash, në formë kredie, Ukrainës i ka ofruar 1.6 miliard euro për shpëtimin e ekonomisë.
Një ekip i FMN-së në Kiev të enjten i ka rifilluar bisedimet me autoritetet ukrainase rreth kushteve të kredisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close